A e keni parë villën luksoze të Lumi B?

By

Sezoni i kësaj vere ka qenë goxha i ngjeshur për reperin Lumi B.

Krahas mbrëmjeve muzikore, ai nuk mungoi as me projekte muzikore, së fundmi me Dafina Zeqirin në ‘Kalon’.

Por duket se edhe vetë Lumi ka vendosur t’i kalojë disa ditë pushimesh në vendin e tij të origjinës.

Në Malësi të Malit të Zi, reperi është bërë bashkë me familjen në këto ditë vere me ç’rast ka ndarë edhe disa fotografi në rrjete sociale të shtëpisë luksoze në Mal të Zi.

Krahas villës që është për çdo kompliment, vëmendje tërheqin edhe veturat e parkuara që kapin vlerë prej qindra mijëra eurosh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm