BLS Hafnia shpalos koleksionin e ri ‘”Valhalla”

By

BLS HAFNIA (Best Lifestyle Copenhagen) është një markë e veshjeve me bazë në Kopenhagë, e themeluar në vitin 2011 nga Besnik Miftari.

Ai dëshironte një markë bashkëkohore minimaliste me fokus në aksesorët e kokës. Mentaliteti idealist ka qenë gjithmonë ideologjia e kompanisë, për të furnizuar njerëzit me produkte që kanë përshtatjen e përsosur dhe janë mjaft të rehatshme për t’u veshur çdo ditë. Identiteti është një miksim i minimalizmit skandinav, utilitarizmit dhe sportit italian.

Koleksioni BLS Hafnia është rritur në një koleksion të plotë veshjesh me disa kapsula dhe bashkëpunime me marka ndërkombëtare, si dhe skandinave. Ndikuesit e shquar të modës, muzikantë dhe atletë kanë veshur rrobat e kësaj kompanie. Yje si Neymar Jr., Lewis Hamilton kanë veshur krijimet e kësaj kompanie.

Vis billede på Twitter

Kjo qasje e ndryshme ka qenë një faktor i madh për këtë kompani duke bashkëpunuar me një gamë të gjerë markash dhe artistësh në të gjithë botën.

View this post on Instagram

Iconic duo @bls

A post shared by Besnik Miftari (@besbls) on

Në lidhje me premierën e filmit tejet të anticipuar “Valhalla”, regjisori dhe producenti i filmit u bashkuan me BLS Hafnia për të bërë një koleksion të ri veshjesh.

Koleksioni i ri i personalizuar BLS x ‘Valhalla’ nuk del jashtë kornizave të stilit që BLS Hafnia u ka sjellur gjithnjë blerësve. Koleksioni është lansuar më 12 tetor, dhe të gjithë mund të kenë qasje t’i blejnë produktet online, dhe ky lajm ka ekzaltuar të gjithë fansat e kësaj marke dhe të filmit. /Prive.al

Find BLS x 'Valhalla' merchandise

Image may contain: 1 person, standing, child, tree, outdoor, closeup and nature

Artikuj të ngjashëm