Kush do e mendonte, kjo modele shqiptare fliska 6-të gjuhë!

By

Ekziston një paragjykim i përgjithshëm se gratë e bukura, nuk janë të zgjuara.

Megjithatë, modelet si Emina Çunmulaj, i kanë thyer këto paragjykime duke treguar se ato mund të jenë edhe të shkolluara, por njëkohësisht edhe të ecin në pasarelat botërore të modës.

Modelja shqiptare me famë botërore, ka treguar në profilin e saj në Instagram, se flet plot 6-të gjuhë, katër prej të cilave di edhe t’i shkruajë mirë.

Emina e cila është shumë aktive në rrjete sociale, ka dëshmuar plot herë se po ashtu është një nënë e dedikuar e përveç kësaj, po vazhdon edhe fakultetin ngase shpesh ka treguar përmes fotografive ambientet e shkollës së saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm