Po sikur vetëm një cikë faji të kishte Ryva Kajtazi që dikush i prapë kishte vënë atë mbishkrim në karrige!
Këngëtarja e famshme kosovare, vetëm një fotografi shkrepi dhe u bë hit në internet. E bukur, e kuruar dhe e buzëqeshur, ajo ka publikuar në Instagramin e saj një imazh krejtësisht të zakonshëm dhe në shikim të parë duket krejt në rregull, derisa dikujt nuk i shkuan sytë prapa.
Në një karrige parku, është vënë një mbishkrim banal por po aq sa banal edhe qesharak.
Gjithsesi, është faqja e famshme në Instagram “Katunars”, që e vuri në pah këtë detaj, duke e ripublikuar fotografinë e Ryvës.
Për më shumë mesazhin prapa lexojeni vet, sepse neve po na vjen pak turp ta citojmë!!!!