Bebe Rexha është në finalizim të projektit të saj të ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, po punon në këngët e albumit të dytë i cili do të publikohet gjatë muajve në vazhdim.
Së fundmi, artistja njoftoi në rrjete sociale se një këngë e re vjen me 5 mars.
Përmes një fotografie në Instagram, Rexha ka pozuar e veshur e tëra në të zeza, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj. Me flokët bionde dhe me balluke, 31 vjeçarja dukej edhe më tërheqëse, ndërsa ka marrë komplimente të shumta nga adhuruesit e saj.
Me këtë fotografi, artistja paralajmëroi se kënga e saj e re, do të publikohet të premten. Kënga e fundit që Bebe ka sjellë për fansat e saj ishte “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat.