Çifti i famshëm e shumë i përfolur ditëve të fundit, Tuna Sejdiu e Patris Berisha po shijojnë maksimalisht pushimet e humbura!
Ata s’i kemi parë të kenë shkuar askund gjatë verës, derisa dyshja i kishin rezervuar ditët e tyre “off” në tetor.
Patrisi e Tuna ndodhen në Turqi bashkë me të birin Tianin, ndërsa momentet familjare i kanë ndarë edhe me fansat e tyre.
Me ta vënë Tianin në gjumë, Tuna e Patrisi kanë shijuar një mbrëmje së bashku dhe të dehur kanë festuar.
E ajo që na bën të qeshim është Patrisi, i cili me cucllën mashtruese të Tianit po vallëzonte nën tingujt e muzikës.
“Babai u deh”, ka shkruar Tuna për partnerin e saj Patrisin, me të cilin ka edhe një fëmijë – djalin e saj të parë dhe të vetëm. /Prive.al