Ka udhëhequr me emisionin Prive për nëntë vjet dhe në krejt këtë kohë ajo është kujdesur që paraqitjet t’i ketë shumë korrekte.
Por Liberta që shihni çdo të shtunë para ekranit, bën namin pas kamerave.
Ajo nuk gabon shpesh, por kur gabon të gjitha i kthen në favor të vetin duke i kthyer në humor ato që thotë.
Stafi i Prive këtë vit i ka përgatitur momentet më interesante dhe më qesharake gjatë prezantimit të saj, duke bërë bashkë skenat që publiku nuk i sheh!