Javë më parë ju njoftuam se Butrint Imeri ka xhiruar videoklipin e ri jashtë trojeve shqiptare. Prive mëson se ajo është realizuar në Turqi dhe tashmë gjithçka është finalizuar.
Kënga e cila mban emrin ‘Xhanëm’ do të jetë në treg nesër, përmes kanalit zyrtar në YouTube të artistit.
Kjo nuk është hera e parë që Butrinti realizon videoklip jashtë Kosovës, ‘Mona Lisa’ është realizuar në Itali.
Kujtojmë se investimet e këngëtarit janë shumë të mëdha kur është fjala për muzikën./Prive.al