Kur do të martohet 2Ton?

By

U fut fuqishëm në tregun e muzikës shqiptare, mënyra e të kënduarit rap u pelqye mjaft shumë, kështu Arton Avdyli Iinjohur me emrin e tij artistik 2Ton arriti të realizoj numër të madh bashkëpunimesh me këngëtarë dhe reperë të ndryshëm nga skena jonë.

Që këngët e tij u bënë hite e deshmojnë klikimet e shumëta dhe pjesëmarrja e tij e shpeshtë nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore. Por është një anë tjetër e reperit nga Ferizaji për të cilën nuk dijmë shumë përkundër tentativave nga ana e gazetarëve.

Është përfolur mjaftë shumë për lidhjet e tij në dashuri por 2Ton është treguar shumë i rezervuar sa i përket planeve konkrete si fejesa apo martesa.

Në një intervistë ekskluzive për Prive, reperi pohon që nuk ka ndërmend të martohet pasiqë për të ardhur deri te martesa fillimisht duhet ta ketë unazën në gisht, e unazën ska si ta mbajë pa pasur “gru” shprehet reperi.

A është ky një paralajmërim për vajzat beqare nga ana e tij?/PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm