Butrint Imeri vjen me këngë të re (Video)

By

Të shumëta ishin sukseset e tij në Gjermani, por këngëtarit fare të ri në moshë nuk i mjaftuan, kjo për faktin se ai zgjodhi pikërisht tregun kosovar për të vazhduar karrierën e tij duke bashkëpunuar kështu me artist vendor  mjaft me zë.

Ishte “Eja eja” kënga e fundit e Butrintit, këngë kjo mjaft e pëlqyer dhe e dashur nga të rinjtë e cila vazhdon akoma të degjohet. Por si duket jo edhe për gjatë, pasiqë këngëtari për ditën e neserme ka paralajmëruar këngën  më të re dhe vizuelizimin e saj.

Kënga do të titullohet ‘Kanga jote’ dhe për realizimin e saj në tekst, Butrinti ka bashkëpunuar me Lyrical Son dhe K Master derisa videoklipi mban vulën e FilmNation.

Ky krijim muzikor premton shumë që do jetë hit i 2016-tës. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm