Kujtimet e këngëtarit Paul McCartney publikohen në nëntor

By

Paul McCartney më në fund është gati të shkruajë kujtimet e tij dhe do ta përdorë muzikën – dhe poetin fitues të Çmimit Pulitzer, Paul Muldoon – për ta ndihmuar atë.

Autoportreti  i quajtur “Tekstet: 1956 deri më sot” do të dalë në treg më 2 nëntor, sipas një njoftimi të përbashkët nga botuesi britanik Allen Lane dhe nga Liveright në Shtetet e Bashkuara.

McCartney, 78, do të gjurmojë jetën e tij përmes 154 këngëve, nga adoleshenca e tij dhe partneriteti i hershëm me shokun tjetër të “Beatles” John Lennon te puna e tij solo gjatë gjysmës së shekullit të kaluar. Poeti irlandez Paul Muldoon po redakton dhe do të kontribuojë në hyrje.

“Më shpesh sesa mund të numëroj, unë jam pyetur nëse do të shkruaja një autobiografi, por koha nuk ka qenë kurrë e duhur,” tha McCartney në një deklaratë.

“Një gjë që kam arritur gjithmonë të bëj, qoftë në shtëpi apo në rrugë, është të shkruaj këngë të reja. Unë e di që disa njerëz, kur arrijnë një moshë të caktuar, u pëlqen të bëjnë një ditar për të kujtuar ngjarje të përditshme nga e kaluara, por unë nuk kam fletore të tilla. Ajo që unë kam janë këngët e mia, qindra prej tyre, të cilat kam mësuar se i shërbejnë të njëjtit qëllim. Dhe këto këngë zgjasin tërë jetën time”, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Asnjë anëtar i grupit “Beatles” nuk ka shkruar ndonjë autobiografi të plotë për jetën e tij.

Lennon botoi dy vepra me tregime, poezi dhe vizatime dhe u konsiderua si më i talentuari me fjalë, por ai u vra në  vitin 1980, në moshën 40 vjeçar. “Një tjetër ditë në jetë” e Ringo Starr është përqendruar në fotografi dhe citime, sepse, bateristi ka thënë, një kujtim tradicional do të kërkonte shumë vëllime. George Harrison, i cili vdiq nga kanceri në 2001, publikoi librin e shënimeve. retrospektivën “Unë, Vetja imja” në 1980.

Artikuj të ngjashëm