Përplasjet në showbiz nuk na kanë munguar.
Thënë të drejtën, kanë qenë vetë artistët që nuk janë kursyer që të thumbojnë të tjerët publikisht, të ofendojnë e të kritikojnë.
Por, këngëtarja nga Shqipëria Daniela Kamberi – Fibi një diss e ka pasur anonim.
Ajo përmes InstaStory-t i ka lënë një mesazh anonim dikujt, pa specifikuar se për kë mund të bëhet fjalë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Fibi publikoi këngën e saj më të re, të cilën të plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al