Kujt po i përkushtohet Elia me kaq pasion, pas ndarjes nga Princi Leka?

By

Princi Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë ndër personazhet me të përfolura së fundmi dhe shkas për këtë ishte ndarja e tyre e përcjellë edhe me video skandale.

Por, aktorja Elia duket se nuk po ndikohet nga ndodhitë e fundit apo ndoshta e ka gjetur mënyrën për t’i sjellë paqe vetes – dhe ku tjetër pos në skenën e teatrit.

Kësisoj, Elia nesër më 5 prill do të shfaqet në skenë në kuadër të premierës së shfaqjes teatrale “Para Perëndimit”.

“Para Perëndimit”, një dramaturgji botërorë përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë me të cilën përballet një 70 vjeçar Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë të re, Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha nga familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.

Artikuj të ngjashëm