Më shumë se kurrë më parë projektet muzikore në diskografinë shqiptare kanë vërshuar me të madhe.
Këngë të reja ka pothuajse çdo ditë dhe ‘fajtori’ kryesor për këtë mbetet tregu që për të mbijetuar po i detyron këngëtarët të mos i ndalin risitë.
Kur ‘prodhimi’ është i madh, normalisht se cilësia bie dhe idetë shterrojnë.
Opsioni më i mirë i mundshëm është që idetë të kopjohen nga kolegët.
Në një situatë të tillë duket se ka hasur edhe këngëtarja Arta Bajrami. Asaj, me gjasë një nga projektet e publikuara së fundmi i ka ngjarë në ritëm me këngën ‘Femër tipike’ të vitit 2011.
‘Unë dhe Don Arbas, makinë e ritmeve, të vonshëm jeni ju, shijojeni’ – ka shkruar Arta në një postim në Facebook.
Meqenëse Arta nuk ka përmendur emra, një rikujtim i këngës së saj ndoshta do të na ofronte një ide të qartë për të aluduar se për kë mund ta ketë pasur ajo vallë. /Prive.al