Dua Lipa poston në Instagram një foto të Vesa Lumës, ja pse!

By

Pak ditë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e saj të re me titull Electricity.

Projekti i saj po bën bujë kudo në rrjete sociale dhe është trend në shumë shtete.

Vesa Luma ka postuar një fotografi në instastory të shkëputur nga klipi i Duas duke njoftuar se artistja me famë ndërkombëtare është trending në Zelandë të Re, atje ku Vesa jeton tash e një kohë bashkë me burrin dhe djalin.

Të njëjtën foto, Dua e mori dhe e ripostoi në instastory.

Nëse nuk e dini, Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Banga jetojnë në Zelandë të Re, dhe janë shkëputur për një kohë nga muzika./Prive.al

Artikuj të ngjashëm