Çfarë ‘probleme’ patën Soni dhe Skivi gjatë bashkëpunimit të tyre ?!

By

Të shtunën në mbrëmje u publikua dueti mes Soni Malajt dhe reperit Skivi i cili u pëlqye shumë nga publiku.

Një këngë ritmike e shoqëruar me videoklip në të cilin iu kushtua kujdes detajeve si koreografisë pati si rezultat një produkt final të kënaqshëm.

Por cilat ishin problemet që i shoqëruan dyshen gjatë punës së përbashkët ?!

Në një intervistë për Prive, dyshja vlerësuan shum virtytet e punës së njëri-tjetrit por Soni si me shaka nënvizoi se Skivit nuk ia fal vonesën dhe kohën.

Duket se reperi megjithëse i përkushtuar në realizimin më të mirë të mundshëm të projektit, paksa nuk i është bërë vonë për t’i kthyer përgjigje Sonit në raste të caktuara.

E rëndësishme është që kënga po pëlqehet dhe kimia perfekte e dyshes është reflektuar edhe në ‘Me mua’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm