Foto nga xhirimet e videoklipit të ri nga Babastars

By

Kohëve të fundit, nuk ishin edhe shumë aktiv me projekte të reja.

Me gjasë, zhvendosja në Tiranë dhe koncertet e shpeshta atje ishin një ndër faktorët që Babastars i munguan fansave me këngë të përbashkëta.

Por ‘ujqërit e vjetër’ kanë ndezur motorët për 2016-tën duke caktuar një agjendë të gjatë me projekte muzikore.

Disa prej tyre mes anëtarëve të grupit si dueti Onat ft. Geti, Onat ft. Cozman e disa të tjerë të përbashkët si label.

Një i tillë ka konkretizuar videoklipin vikendin që lamë pas në Prishtinë. Prive ka arritur të siguroj një foto ku lideri Getoar Selimi bashkë me Onatin shihet në shesh xhirim.

Ajo çfarë ka befasuar është veshja e reperit. Geti që i paraprin trendeve edhe kësaj radhe ka zgjedhur veshje që nuk e hasim ta shohim shpesh.

Ne presim teksa edhe detaje tjera do të zbulohen në ditët në vijim edhe për projektin mes dyshes por edhe atij mes gjithë anëtarëve të labelit. /Prive.al/

1458545973257

 

Artikuj të ngjashëm