Ku po shkon Blerona Zeqiri?

By

Prezantuesja e njohur Blerona Zeqiri dha mbrëmë një njoftim të rëndësishëm.

Ajo bëri me dije se pas fiks 14 vitesh, i ka ndarë rrugët me RTV 21, mediumin ku me plot kuptimin e fjalës edhe u rrit duke qenë se nisi punën në adoleshencë.

Në shkrimin e saj të largimit, si një prej ikonave të këtij televizioni, ajo bëri të ditur se nuk do të mungojë gjatë dhe do i rikthehet ekranit me energji të re shumë shpejt.

Por ku do të shkojë Blerona?

Përgjigjen, të paktën tani për tani, nuk e di as vetë.

Mësohet se prezantuesja e njohur po shqyrton disa oferta që i ka pranuar këto kohë dhe ende nuk e ka marrë vendimin.

“Është çështje ditësh derisa të vendosë”, bëjnë të ditur burime pranë saj.

Idea është që Blerona sërish të jetë pjesë e një programi javor.

Kujtojmë se angazhimi i saj i fundit qe programi veror “21 gradë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm