Ku po relaksohen Gili dhe Iliri?!

By

Këngëtarja e njohur Gili bashkë me personin e zemrës, tekstshkruesin Ilir Berani janë zhvendosur për pak ditë jashtë Kosovës.

Ata kanë pasur nevojë të relaksohen pak nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe për këtë gjë kanë zgjedhur një destinacion jo fort të largët.

Çifti me disa dekada të dashurisë bashkë kanë marrë rrugë drejt Gjirit të Lalzit në Shqipëri ku duket se falë edhe motit të mirë po shijojnë një pushim të merituar.

Pak nga ky pushim, Gili ka ndarë me fansat përmes fotografive në rrjete sociale teksa nuk kanë munguar takimet me kolegë si Sinan Hoxha e Vjollca Haxhiu. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm