Pas shumë hiteve që solli, ja cilën këngë e cilëson si me të mirën Floriani

By

Floriani u bë njohur pasi ishte Adrian Gaxha ai që e zbuloi talentin e tij, dhe e morri nën menaxhim.

Me bashkëpunimet si ‘Ngjyra e kuqe’, ‘Oj ti qikë’, ‘Kjo zemër’ – Floriani morri shumë vëmendje nga publiku duke bashkëpunuar më Gaxhën.

Mirëpo tash e një kohë, ai vepron si një artist i pavarur, edhe pse siç tha në Prive, ishte larguar nga muzika përkohësisht, shkak i një marrëveshjeje me familjen  tij.

I ftuar në Prive, si protagonist i intervistës ‘Qitja pikën’ – Floriani zbuloi shumë gjëra për publikun.

I pyetur se cila ishte kënga e tij e preferuar, ai u përgjigj, “Kënga ime më e mirë, nuk do ta thoja unë, por do ua lija njerëzve që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën time.” – pastaj vazhdon duke thënë, “Por prapë ndoshta më e mira ëshë ‘Ngjyra e kuqe’ se është edhe kënga e parë dhe ishte më ndryshe.”

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë, si i ftuar në intervistën ‘Qitja pikën’, në edicionin e ri të Prive i cili filloi të shtunën e kaluar. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm