Që prej ardhjes në jetë të Renée në Maj të vitit 2015, Nora Istrefi ka dëshmuar definitivish se është një nënë tejet e përkushtuar.
Vajza e ka shoqëruar pothuajse në çdo aktivitet të saj duke arritur krijimin e një balanci të duhur mes karrierës dhe familjes.
E mbase ky balanc nga Nora po arrihet edhe duke mos u ndarë nga vajza gjatë punëve në studio.
Teksa po përgatitë duetin me Ermal Fejzullahun në studiot e RedBox Entertainment, këngëtarja e shumë hiteve po kalon kohë të shkëlqyer edhe me të bijën e cila sot e shoqëroi nënën në punë.
Nora mund të ketë pak stresin e rezultatit final të krijimit muzikor që mezi po pritet, por Renée është shfaqur tejet e lumtur teksa eksploron hapësira të reja, si gjithmonë me buzëqeshje të plotë në fytyrë. /Prive.al/