Menjëherë pas luftës, Kosova kishte një muzikë pop të mrekullueshme dhe për ato këngë që u sollën atëherë, ende kemi nostalgji.
Prive solli në edicionin e së shtunës një kronikë e cila flet për këngët e artistët e viteve 2000!
Ku janë disa nga emrat më të njohur të asaj kohe dhe a i di ende publiku këngët e tyre?
Ganimete Abazi, Shqipe Abazi dhe Ilir Berani flasin për atë kohë dhe për mënyrën se si ka ndryshuar muzika.
“Dikur ne i kushtonim shumë vëmendje muzikës dhe tekstit, duhej të kishim një temë dhe të përcillnim një mesazh”, thotë Ganimete Abazi.
“Nuk e kam ditur se këngët tani po sponzorizohen dhe e kam kuptuar se kjo kohë të sjellë me mijëra klikime vetëm po e shpërndave në Instagram”, thotë Shqipe Abazi. /Prive.al