Dyshja e njohur, Blero dhe Afrona ditët e fundit nuk kanë kaluar në periudhën më të mirë të mundshme sa i përket lidhjes së tyre të dashurisë.
Shlyerja e fotografive në profilet rrespektive në Instagram ishte një lloj njoftimi se lidhja e tyre nuk ishte në rrugën e duhur.
Por duket se pas gjithë këtij errësire u lajmërua një dritë në fund të tunelit e cila na tregon se raporti i tyre po fillon të rregullohet e të kthehet në gjendjen e mëparshme.
Një postim i bërë ditë më parë nga Afrona në Instagram ishte si një shkëndijë e cila po del të jetë vendimtare në këtë drejtim.
Në atë fotografi ishte një thënjë ku thuhej “Ti mund ti mbyllësh sytë e të mos shikosh gjërat që nuk dëshiron, por ti nuk mund të mbyllësh zemrën për gjërat që nuk do të ndjesh”.
Kaq mjaftoi e pas 24 orëve të njejtën fotografi e publikoi edhe Blero i cili duket mjaft i gatshëm për ribashkim me të dashurën e tij e që menjëherë të lënë pas këto ditë të errëta për ta. /Prive.al/