Kënga e Erës sapo u lansua, ja çfarë bën 50 Cent (FOTO)

By

Reperi i famshëm amerikan i njohur me nofkën 50 Cent, që kishte bërë revolucion në Hip Hop-in amerikan duke e shënjuar përjetësisht emrin e tij si legjendë e muzikës në botë, është në mesin e shumë dëgjuesve të këngëtares Era Istrefi.

Me tu publikuar kënga e re e Istrefit, në bashkëpunim me reperin maroken French Montanan “No I Love Yous”, 50 Cent ka qenë ndër të parët që e ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter këtë këngë.

“Sapo e pëlqeva këtë këngë në. Era Istrefi dhe French Montana”, ka shkruar ai.

Era dhe Montana ka kohë që kishin paralajmëruar para një muaji lansimin e këtij projekti të përbashkët, dhe sot ishte momenti i madh.

Këngëtarja prishtinase, edhe njëherë e dëshmoi se nuk ka të ndalur në rrugën e gjatë të majave të suksesit dhe se padyshim, është po bëhet një yll ndërkombëtar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm