Në kuader të programeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, Kristale Rama që nga fillimi i 2024 i është bashkangjitur UNICEF-it si fytyrë publike e në mbështetje të zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
Kristalja është treguar tejet e angazhuar me fëmijët por edhe në kryeqytet për të krijuar ambiente me miqësore me dhe për fëmijë.
Në vitet e para të jetës, më shumë se një milion lidhje nervore formohen çdo sekond – një ritëm që nuk përsëritet më. Kjo paraqet një mundësi të papërsëritshme për zhvillimin e fëmijëve duke ofruar shërbime dhe programe që i mbështesin fëmijët dhe familjet. Kjo është edhe një nga shtyllat e punës së UNICEF në Kosovë.
Njohja mbi rëndësinë thelbësore të viteve të hershme, rolit të prindërve/kujdestarëve ligjor dhe potencialit të pakufi e të veçantë të çdo fëmije do të jetë një nga misionet e Kristales përgjatë angazhimit me UNICEF-in në Kosovë. Angazhimi i afërt me fëmijë, prindër/kujdestarë ligjor, e vendim-marrës do të ndihmojë në avokimin e mëtutjeshëm për ndërtimin e mjediseve ku fëmijët rriten e zhvillohen shëndetshëm, luajnë e mësojnë, e janë të lumtur.
‘Bashkë do të punojmë në qasje dhe programe të duhura që t’u ofrojmë të gjithë fëmijëve mbështetjen për një jetë të shëndetshme e zhvillim në potencial të tyre të plotë’, thuhet në njoftimin e UNICEF.