Kremi i preferuar i dukeshës Meghan Markle, gjendet në çantat e plazhit të secilit prej nesh

By

Për që është një vajzë edhe glamuroze edhe e thjeshtë, Meghan Markle e ka treguar veten. Edhe pse grimi i saj në ditën e martesës kushtoi rreth 13,000 dollarë, maskara e preferuar e Meghan Markle kushton më pak se 10 euro.

Maskara e preferuar e dukeshës është Maybelline Lash Sensational Luscious Mascara dhe shitet kudo në dyqanet e grimit në Kosovë, për vetëm 7.90 euro.

Në daljen e saj të fundit me të birin në krah, teksa po ndiqnin një ndeshje Polo, Meghan Markle me siguri nuk kishte harruar të mbronte lëkurën me krem dielli me faktor mbrojtës SPF.

Në fotot e publikuara, teksa Dukesha e Sussex mban në krah të birin, pas saj dallohet kremi mbrojtës ndaj rrezeve të diellit nga marka Nivea, i cili kushton vetëm 7.90 euro dhe mund ta gjejmë kudo në dyqanet e Kosovës. Spray të cilin Meghan me siguri e përdor për veten e saj, mbron lëkurën nga dëmtime te diellit dhe ka faktorët UVA e UVB.

Duke marrë parasysh influencimin që Meghan ka tek publiku për gjithçka që ajo vesh, e çdo produkt që përdor me siguri kremi nga Nivea do të përdoret masivisht anekënd botës.

 

Artikuj të ngjashëm