Prive e jashtëzakonshme me Kaci Lleshin: Artistë të jashtëzakonshëm në edicionin festiv (VIDEO)

By

Viti 2017-të ishte i mbushur me ndodhi në sferën e shoubizit vendor dhe Prive pati punë si asnjëherë më parë.

Martesa, fejesa, nëna e baballarë, iu shtuan të famshmëve e ne ishim aty, për të përcjellë gjithçka e për të mos lënë gjë të na ikë.

Prive në edicionin festiv, nuk do udhëhiqet nga Liberta Spahiu siç jeni mësuar në çdo të shtunë.

Është stilisti Kaci Lleshi ai që i zuri vendin, duke bërë punën e saj me përkushtim. E fundja, kush më mirë se ai do e bënte këtë zanat, kur ka një jetë të tërë që punon me V.I.P?

Prive festive, sjellë materiale shumë interesante e përfshirë këtu edhe një intervistë me këngëtaren Dafina Zeqiri që vjen pas një kohe të gjatë në Kosovë me rrëfime interesante nga jeta personale e karriera.

Përveç Dafinës edhe Ledri Vula është pjesë e Prive festive, si personazhi i vitit në Prive!

Artikuj të ngjashëm