Krah yjeve botëror edhe Alban Ramosaj pjesë e ‘remake’ të një filmi të famshëm

By

Alban Ramosaj nuk është më vetëm një këngëtar i njohur për trevat shqiptare, ai gjithashtu ka sfiduar veten edhe në aktrim kur morri pjesë në mini-serialin ‘Love Likes Tirana’.

Ai e kishte pranuar se ky produksion ishte i pari ku ai sfidoi aftësitë e tija të aktrimit, ku dhe rezultoi të ishte mjaft i zoti.

Tani ai po ngjet shkallët e aktrimit, ku dhe po merr pjesë në një film të ri, ku prej ditësh po qëndron në Spanjë, si pjesë e një produksioni hollivudian.

Bëhet fjalë për ‘remake’ të filmit ‘Belle de Jour’ të vitit 1967 i regjisorit të famshëm meksikan i cili punoi në Francë, Luis Buñuel.

Catherine Deneuve in Belle de jour (1967)

Filmi, dramë franceze shtjellon historinë e shtëpiake së rë të bukur Séverine Serizy e cila nuk mund të pajtojë fantazitë e saj masokiste me jetën e saj të përditshme së bashku me burrin e dashur, Pierre. Kur shoku i saj i cili është i dashuruar në të, Henri përmend një bordell të fshehtë të klasës së lartë të drejtuar nga Madame Anais, Séverine fillon të punojë atje gjatë ditës nën emrin Belle de Jour. Por kur një nga klientët e saj fillon të bëhet posesiv, ajo duhet të përpiqet të kthehet në jetën e saj normale.

‘Remake’ i këtij filmi do të ketë sinopsisin e njejtë me regjisor Miguel Icaza dhe Pepe Serrano. Albani do aktrojë krahas aktorëve të famshëm si Rafael Simón, Hope Diaz, Jero Medina e të tjerë.

Filmi pritet të lansohet në vitin 2020, mirëpo detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura. /Prive.al

View this post on Instagram

me këmbë të mbarë.

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on

 

Artikuj të ngjashëm