Befason Geti: Befasia për fansat, më shpejt nga sa mendoni!

By

Geti u ka munguar kohëve të fundit fansave të tij jo pak!

Ka kaluar një periudhë relativisht e gjatë nga projekti i fundit i liderit të Babastars teksa edhe pjesëmarrja në ‘High 4 Real’ duket se nuk mjaftonte.

Por, për të gjithë ata që presin të reja nga Geti ka lajme të mira!

Reperi, befasishëm ka paralajmëruar këngën e re ‘Birthday’ e cila del nesër në ora 18:00.

Geti mund të na befasonte me këtë këngë me 3 Korrik, kur edhe ka ditëlindjen, por duket se 3 Nëntori ka qenë momenti i duhur pas martesës e pushimeve në muajin e mjaltit. /Prive.al/

Neser ne ora 18:00 premier ???????GHETTO GEASY – Birthday ? #MMV #babastars

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Artikuj të ngjashëm