Gjatë vitit të kaluar patëm një bujë të madhe mediatike rreth organizimit të Miss Universe Kosova në Prishtinë.
Patëm një fituese që po ashtu bëri bujë e shkaktoi polemika, ndërsa Kosova u përfaqësua në këtë konkurs ndërkombëtar në vitin 2017.
Camila Barraza, argjentinasja që mori vendin e parë si më e bukura e konkursit e përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2017 që u mbajt në Shtetet e Bashkuara.
Por këtë vit nuk do të kemi një organizim të tillë.
Dhe arsyet për këtë, në një intervistë për Prive, i tregon organizatorja e Miss Universe në Kosovë Agnesa Vuthaj.
Ajo thotë se Kosova është një vend shumë i varfër dhe këtë vit, shpenzimet e organizimit nuk kanë mundur të mbulohen. /Prive.al