“Kosova në Serbi” – ky është detaji që na iku në TV Klan dhe e vërejti vetëm Florijan Binaj

By

Florian Binaj, aktori i famshëm shqiptar i humorit, i ka bërë një vërejtje shumë me vend TV Klanit të Shqipërisë.

Në instagramin e tij, Binaj ka publikuar një imazh të nxjerrë nga ekrani, ku po jepej moti në TV Klan të Shqipërisë, dhe aty ka një gabim që na paska ikur pa u vërejtur nga të gjithë.

Në hartat që prezanton TV Klan gjatë transmetimit të motit, Kosova është në Serbi, ngase hartat që ka marrë TV Klan janë marrë nga Google, të cilat nuk e njohin kufirin e Kosovës.

“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek TV Klan. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur dhe jo si “kufij të diskutueshëm”. Vetëm Serbia e shtetet që s’e kanë njohur ende dhe Google me Yahoo, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës”, ka thënë Binaj.

Artikuj të ngjashëm