Kosova në “Cardiff Singer of the World”: Ndiqni perfomancën e Elbenita Kajtazit

By

Konkursi më prestigjioz në botë i operas “Cardiff Singer of the World”, është rikthyer këtë vit me performanca live.

Pjesë e këtij kompeticioni është sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.

“Cardiff Singer of the World”, vjen këtë vit me 16 interpretues të rinj që garojnë për çmimin e parë të këtij eventi.

BBC ka publikuar performancën e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi në “Cardiff Singer of the World”.

Elbenita përmes një postimi në Instagram, është shprehur e lumtur për realizimin e ëndrrës së saj.

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim”.

“Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen.
Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm