Angelina Jolie na prezanton tatuazin e ri nga thënia e famshme e Galileo Galilei

By

Aktorja e famshme Angelina Jolie së fundmi ka bërë një tatuazh të ri në dorën e saj, e cila është një thënie nga astronomi Galileo Galilei.

Tatuazhin e zbuloi derisa shëtiste rrugëve të qytetit në New York City.

Dizajni i tatuazhit përfshin thënie nga gjuha italiane “eppur si muove”, që përkthehet në shqip “dhe megjithatë ajo lëviz”.

Thënia daton që nga viti 1633, kur Galilei u detyrua të heqë dorë nga deklarata e tij (e vërtetë) se “Toka lëviz rreth Diellit”.

Si pjesë e një deklarate më të gjerë nga shkencëtari, fraza shërbeu si pohimi i tij sfidues se e vërteta një ditë do të mbizotërojë.

Tatuazhi u vërejt lehtë nga paparacit, teksa Angelina, kishte veshur një bluzë të bardhë të markës “Everlane” e cila kushton 18 dollarë, si dhe një fund gri të “Salvatore Ferragamo”, që kushton 595 dollarë.

Ylli ka shumë tatuazhe të tjera të frymëzuara nga udhëtimet, puna bamirëse, dhe fëmijët e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm