Aktori Kushtrim Hoxha rol në serialin e famshëm amerikan, publikon edhe foto me aktoren kryesore

By

Aktori i famshëm kosovar Kushtrim Hoxha, ka kohë që ka nisur hapat e një karriere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxha që për publikun kosovar është një figurë shumë e dashur, së fundmi  ka qenë pjesë e një seriali shumë të ndjekur e të vlerësuar amerikan.

Image result for madam secretary tv show

Prodhim i CBS, seriali “Madame Secretary”, ka miliona ndjekës në mbarë botën ndërsa është Hoxha ai që ka fituar një rol të vogël në këtë shfaqje televizive amerikane.

E për mundësinë që iu dha dhe pritjen që i është bërë nga ekipi i serialit, Hoxha ka falënderuar aktoren e famshme Tea Leone, e cila edhe ka rolin kryesor në seria.

“Kam kaq shumë respekt për këtë zonjë, kisha një rol shumë të vogël në seria por ajo më trajtoi sikur të kisha qenë pjesë e serialit për vjet të tëra. Aktore e mrekullueshme, person i mrekullueshëm. E bukura Tea Leoni”, ka shkruar Hoxha në imazhin që ka publikuar me aktoren e njohur amerikane. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm