Njomza u rrit në Chicago, Illinois. Të dy prindërit e saj janë nga Kosova, dhe Vitia flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht. Njomza ka performuar në shfaqje talentesh që kur ishte pesë vjeç. Në moshën 14 vjeçare, ajo formoi një grup të quajtur “Scarlett”. Megjithatë në moshën 16 vjeçare, ajo u largua nga grupi për të ndjekur një karrierë solo. Pas kësaj Njomza filloi të publikojë covers në kanalin e saj në YouTube dhe disa nga këngët e saj origjinale.
Njomza u zbulua nga Mac Miller dhe nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope. Pjesa tjetër mbetet histori e suksesit të saj muzikor.
Njomza Vitia është një nga sekretet e ruajtura më së miri nga muzika pop, duke shkruar për Ariana Grande këngë si Thank U, Next dhe 7 Rings, dhe duke kënduar në këngë për Mac Miller dhe Skrillex, mes shumë të tjerëve.
Për herë të parë Njomza vie në Kosovë të performojë në Sunny Hill Festival. Ajo po ashtu për publikun, do të këndojë dy këngë që nuk janë publikuar më parë, e që do jenë ekskluzivisht premierë në këtë festival.
Burimet afër Prive kanë konfirmuar që këngëtarja do të performojë dy këngë premierë e që titullohen One More dhe Emotional. /Prive.al