Tayna nxjerr një dedikim të veçantë për publikun e saj, thotë se nuk ja keni idenë se çka po vie!

By

Prive ditë më pare transmetoi se dy reperët e famshëm të grupit P.I.N.T, MC Kresha dhe Lyrical Son, po sjellin një bashkëpunim të ri, e kësaj here s’do të jetë me askënd nga djemtë e estradës por me reperen më “in” të momentit, dhe ajo është Tayna.

Burime të afërta pranë artistëve konfirmuan për Prive, po ashtu se treshja kanë filluar edhe xhirimet e klipit që do të shoqërojë këngën.

Sot Tayna në Instagramin e saj publikoi një dedikim të veçantë për fansat e saj duke i falënderuar ata dhe se përkrahja e tyre është një indikator i rëndësishëm i suksesit dhe konsistencës së saj në skenën shqiptare.

“Punoj shumë çdo ditë dhe shumicën e kohës jam shumë e lodhur, por dashuria juaj është ajo cka më shtyn përpara. Faleminderit shumë që ma mbushni zemrën me dashuri dhe më jepni motiv e forcë. Ju dua. Gjithnjë do të sigurohem të sjell këngë sa më të mira që të vallëzoni e të ndiheni mirë me to.” – shkruan Tayna në postimin e saj në Instastory të Instagramit.

Po ashtu shtuar falënderimit të përzemërt për fansat e saj ajo ndau edhe një tjetër Instastory ku thotë: “Ju nuk ja keni idenë se çka po vie!” – duke lënë të kuptohet se ajo ka një hit gati për publikun e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm