Inaugurimi i Joe Biden: Çka simbolizon karfica në veshjen e Lady Gaga-s?

By

Lady Gaga ishte e pranishme në inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për të performuar. himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane.

Ne veshjen e saj kishte vendosur një karficë, pëllumb të artë që mori vëmendjen e shikuseve.

Ajo ka postuar një foto në Instagram dhe ka treguar se përmes pëllumbit që mban edhe një degë ulliri, dëshironte të përcillte tek të gjithë një mesazh për paqe.

“Një pëllumb që mban një degë ulliri. Shpresoj që të gjithë ne të bëjmë paqe me njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Twitter.

Para se të performonte, ajo u shpreh se ndihej e nderuar që i ishte besuar të këndonte himnin kombëtar për inaugurimin e Joe Biden si president. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm