Koncerti madhështor i Gjurmëve në Prishtinë – të gjitha biletat të shitura!

By

Ata ishin bashkuar e kishin formuar një grup muzikor që la gjurmë në historinë artistike kosovare.

Me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën një grup me emrin “Gjurmët” kishte filluar të performonte në vitin 1980. Rrjedha e jetës ata i ka ndarë në vitin 1986, për të mos u bashkuar më kurrë.

Grupi “Gjurmët” do të rikthehen për publikun shqiptar edhe njeherë në Prishtinë, ku për Ditën e Çlirimit, do të performojnë në një koncert madhështor së bashku me shumë këngëtarë.

Mirëpo për fatin e keq të disa adhuruesve të tyre, biletat janë shitur që të gjitha.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, me 12-të qershor në ora 20:30.

Një koncert të tillë, “Gjurmët” e kishin mbajtur edhe në vitin 2015-të, me 29-të tetor në Sallën e Kongreseve në Tiranë, derisa e mbajtën premtimin për tu rikthyer edhe njëherë në Prishtinë.

Ndërsa sonte ndiqeni në Nd’rrimin e Natës, në detaje se si është i organizuar koncerti në Prishtinë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm