Në një llogari në Instagram tashmë të de aktivizuar Alban Ramosaj ishte target i një postimi që vinte në dyshim ‘jetën e tij luksoze’ dhe udhëtimet e shpeshta në Dubai.
Po në këtë postim, Albani ka reaguar duke përdorur ironi dhe sarkazëm në mbrojtje të vetvetes. Fjalët që ai zgjodhi janë në mënyrë të pamohueshme kunj drejtuar Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Ai shkroi se po të ishte kaq i pasur do të blinte 1 milion ndjekës në Instagram, duke pretenduar se këtë e ka bërë Bora. Gjithashtu ai përqeshi edhe donacionet e Donaldit që ishin disa shtëpi. Në fund, komenti i tij përmbyllet duke thumbuar edhe udhëtimin e pretenduar të dyshes për në Vjenë.
“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, shkruan këngëtari dhe komentin mund ta shihni më poshtë. /Prive.al