Askush nuk do e priste një kombinim të tillë në muzikën shqiptare.
Por Kastro Zizo, Robert Berisha dhe Eneda Tarifa po bashkëpunojnë. Lajmin e ka dhënë vet Kastro në profilin e tij në Instagram, ku ka rrëfyer planet muzikore për muajt në vazhdim.
Në mesin e këngëve të tija të ardhshme, ai do të ketë edhe një me këngëtarin nga Kosova dhe këngëtaren nga Shqipëria.
“Javën tjetër e xhirojmë këngën më të re me Eneda Tarifën dhe Robert Berishën”, ka shkruar Kastro në profilin e tij në Instagram, ku po ashtu tregon se do sjellë edhe një bashkëpunim me një këngëtare të njohur shqiptare, mirëpo pa i zbuluar emrin. /Prive.al