“Kom me t’lanë si e lashë cigaren” – e dëgjuat këngën e re të Mentor Hazirit?

By

Ka kaluar goxha kohë qysh kur Mentor Haziri ka lansuar një këngë të tijën!

Dhe këngëtari që dikur ishte shumë aktiv në muzikë, më në fund ka publikuar një këngë të re, e që është punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Dyshja kanë bërë melodinë e tekstin për Hazirin, i cili është nga këngëtarët kosovarë që shquhet për vokal shumë kualitativ.

Kënga e tij quhet “Kom me t’lanë”, ndërsa teksti nuk është aspak i zakontë! “Kom me t’lanë, qysh e kom lanë cigaren”, thekson Haziri në refrenin e tij.

Dëgjojeni këngën e tij në linkun më poshtë!

Artikuj të ngjashëm