Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë, ja kush merr kujdestarinë e vajzës!

By

Detaje nga marrëveshja e kujdestarisë së vajzës në mes ish-çiftit Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë bërë të ditura!

Duket se çifti janë pajtuar që të jetojnë në të njëjtin qytet në mënyrë që të jenë prezentë e bashëkrisht ta rrisin vajzën e tyre Lea De Seine. Cifti nuk kanë dorëzuar ndonjë marrëveshje të shkruar formale megjithatë, ata janë pajtuar që të merren vesh vet për kujdestarinë e vajzës së tyre, raporton gazeta amerikane e showbizit TMZ.

Marrëveshja e tyre është 50/50, duke marrë parasysh edhe agjendat e tyre të ngarkuara. Dyshja kanë vendosur që të jetojnë në New York dhe jo në Los Angeles ku ata kishin shtëpinë më parë.

Cooper dhe Shayk i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë muajit të kaluar, pas katër vitesh bashkë. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm