“Kokaina” është një ndër hitet e Don Xhonit që “çimentoi” pozitën e tij në skenë.
Përmes kësaj kënge dhe të tjerave në varg të cilat i publikoi, reperi e dëshmoi se është në skenë për të qëndruar gjatë.
E ky projekt që u dëgjua e stër-dëgjua, u ripërpunua edhe nga të tjerë artistë.
Një nga versionet e ndryshuara që mori vëmendje më të madhe ishte “cover” i Nesa Omaj.
Këngëtarja solli “Kokaina” në një stil e zhanër krejt tjetër por që i ka pëlqyer edhe vet reperit.
Ndryshe nga shumë artistë që janë hezitues kur projektet e tyre ripërpunohen, Nesës, Don Xhoni i ka dhënë vëmendje mbrëmë në Instagramin e tij, rreth katër muaj pasi ajo e publikoi “cover”-in e saj.
“Kokaina on fleek. Shout out kësaj qikës” – është shprehur Don Xhoni.
Nëse nuk e keni dëgjuar akoma, e keni në vijim të plotë. /prive.al