Këngëtarja Rita Ora sapo ka publikuar edhe me videoklip bashkëpunimin e saj me Chris Brown. ‘Body on me’ aktualisht është duke u pëlqyer nga publiku ndërkombëtar, teksa për vetëm tre ditë ka shënuar afro 6 milionë shikime.
Mirëpo projektet muzikore të Ritës nuk janë mundur të shiheshin në Kosovë për shkak të kompanisë që e distribuon materialet vizive të Orës.
Por tani, kjo ka marrë fund, të gjithë videot e publikuara në kanalin RitaOraVevo tani e tutje mund të shihen në Kosovë./Prive.al