Tani është radha e Arilenës për një bashkëpunim ndërkombëtar!

By

Mbi një vit korri suksese me vetëm një këngë edhe atë në shqip ‘Nëntori’. Në fund të vitit 2017 solli 5 projekte të reja që janë pjesë e një albumi por në 2018 do e shohim shpërthimin masiv të Arilena Arës.

Këngëtarja ka zbuluar që këtë vit ajo do të sjell një bashkëpunim me një emër të muzikës ndërkombëtare, duke mos zbuluar për kë bëhet fjalë.

Ajo që ka shtuar artistja është se nuk flitet vetëm për audiencën europiane por përmes saj pritet të kap gjithë globin.

Përpos këtij bashkëpunimi, Arilena do të jetë më aktive me projekte edhe solo, që të gjitha do të jenë nën menaxhimin e labelit rus ‘Effective Records’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm