Tashmë është fakt që muzika shqiptare është ndër më të pëlqyerat në Ballkan. Por jo vetëm këngët, të gjitha komponentët që përbëjnë industrinë muzikore në dekadën e fundit kanë arritur një nivel të lartë në realizim.
Fokus së fundmi nga shtetet e rajonit i është dhënë videoklipeve. Pas Kroacisë që nxori klipet e Adrian Gaxha si të kuruara deri në detaj dhe me një investim të lartë, Maqedonia është shteti i radhës që i jep këtë atribut produksioneve nga Kosova.
Një ndër kompanitë që u përmend në shtypin ballkanik është Entermedia e cila operon që një kohë të gjatë e poashtu nuk ngelem pas as produksionet tjera nga Kosova e Shqipëria.