Policia e Kosovës shkoi në veri për të monitoruar situatën e krijuar pas vënies së reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo situatë ka nxitur reagime edhe nga artistët tonë.
Ndër ta edhe Labi, i cili me një performancë live po u jep zemër trupave tanë.
Gjatë rrugës për Gjermani e më pas Danimarkë ka vendosur të këndoj për policinë e vendit.
Ai vendosi të këndojë një këngë kushtuar policisë të cilët janë në Jarinjë tash e tetë ditë.
“Kur ka kush me e dëgjuar zërin tim edhe zëri më shkon tani. Një këngë për ata djem në Jarinjë. Polici e dashur zoti ju ruajt”, shkroi ai në videot e publikuara që mund t’i shihni më poshtë. /Prive.al