Tuna përlot me kujtimin për Ergi Dinin (VIDEO)

By

Në mesin e shumë ngushëllimeve nga artistët shqiptarë për humbjen e befasishme të Ergi Dinit, nuk kishte se si të mungonte një reagim edhe nga Tuna Sejdi.

Këngëtarja që Ergin e pati në ekip përgjatë aventurës së rëndësishme për karrierën e tij në X Factor, e ka kujtuar talentin që i solli titullin e kampiones në X Factor për të dytin sezonë rresht pas triumfit me Arilena Arën.

Përmes një videoje me momentet më të mira nga spektakli, Tuna, në orët e vona pas mesnatës ka rrënqethur me fjalët e përzgjedhura në këtë tragjedi të madhe për artin shqiptar.

Më poshtë shkrimi i këngëtares dhe videoja e postuar. /Prive.al/

T’njoha ne sfiden tende me t’madhe dhe gezohem qe isha pjese e saj! Te njoha ne rrezet e para te tua te agimit qe duhej te ishin dhe te perendimit, por nje dite, jo kaq heret! Me ty derdha lotet e gezimit, por keto lot tani nuk jane te drejta! U prehsh ne paqe rebeli im kampion sepse e di qe engjujt aty lart do kujdesen per ty.

Artikuj të ngjashëm